11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Sot Kurti përballë Vuçiqit pas më shumë se 9 muajsh

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot do të udhëtojë për në Bruksel ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë një prononcimi për gazetarë dje, Kurti tha se në Bruksel do të udhëtojë për të parë se në çfarë gjendje ndodhet dialogut.

Kurti tha se beson që përveç tjerash, takimi i nesërm, edhe ai bilateral por edhe ai trelateral do të jetë në funksion të rekapitullimi të procesit trevjeçar të dialogut në të cilin Kurti tha se merr pjesë vet ai si kryeministër.

“Të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë se si mund të ecët para. Për bindjen time, Marrëveshja Bazike me Aneksin e Ohrit e bën normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohje së paku de-facto në qendër”, tha Kurti.

Kreu i qeverisë po ashtu përmendi edhe shkeljet që Serbia ia ka bërë Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit.

“Kemi pasur shkelje sistematike të saj që ka kulmuar me letrën e kryeministres Bërnabiq, ku Serbia u tërhoq nga Marrëveshja Bazike dhe prej aty na vijnë të gjitha problemet. Pra, nga shkelja e Marrëveshjes Bazike vijnë problemet në raportin me Serbinë”, tha Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit