24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Sot jepet “Topi i Artë”: Fituesi tashmë dihet, ka festë dhe për Bellinghamin

- Advertisement -

Lionel Messi është favorit i madh për të fituar “Topin e Artë” të tetë të tij, kur mbrëmjen e sotme në Paris, “France Football” të dorëzojë trofeun për futbollistin më të mirë në botë për vitin 2023.

36-vjeçari udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë së Kupës së Botës në dhjetor, për herë të parë që nga viti 1986 dhe kjo e bën atë favoritin për ta rrëmbyer çmimin për herë të tetë në karrierën e tij, duke thelluar rekordin.

Ceremonia e “Topit të Artë” 2023 do të mbahet duke nisur nga ora 20:30 në “Theatre du Chatelet”. Tridhjetë lojtarë janë në listën e ngushtë, me Erling Haalandin dhe Kevin de Bryjnen rivalët e argjentinasit.

Sulmuesi norvegjez i Cityt është pretendenti i dytë, pas sezonit vdekjeprurës 2022-‘23, duke shënuar 52 gola në 53 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës fitoi trofetë e Premier Ligës, Champions-it dhe Kupës FA.

Siti e dominon listën e kandidatëve, ndërsa në garë janë edhe Ruben Dias, Julian Alvarez, Bernardo Silva, Rodri dhe Ilkay Gundogan, që në verë kaloi te Barcelona. Kevin de Bruyne pritet që të renditet i treti në këtë garë.

Transformimi i Jude Bellinghamit nga një mesfushor klasi në një bomber te Reali, i ka rritur shumë kuotat e 20-vjeçarit anglez.

Djaloshi është ende larg nuhatjes së çmimit kryesor, por ai është gjithashtu i nominuar për Trofeun “Kopa”, që i jepet lojtarit më të mirë në botë U-21. Asnjë anglez nuk e ka fituar më parë trofeun dhe ai mund ta bëjë atë të tijin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit