-11.6 C
New York
Thursday, January 29, 2026

Buy now

Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes

- Advertisement -

Sot do të varroset vogëlushi që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes së Lipjanit dy ditë më parë.

I mituri fillimisht ishte shpallur i zhdukur nga familja pasi që i njëjti nuk ishte kthyer në shtëpi pas procesit mësimor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet lidhur me këtë rast të rëndë.

“Lidhur me rastin, pas pranimit të një informate se viktima mashkull kosovar nuk është kthyer në shtëpi, ka filluar kërkimi i tij me ç’rast nga dëshmitari mashkull kosovar i njëjti është gjetur në lum. Viktima me autoambulancë është transportuar në QKUK-Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë njësitet përkatëse, dhe vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme

Të fundit