Albin Kurti dhe partia e tij u pritën me brohoritje “PDK, PDK”, përderisa edhe mjete piroteknike u gjuajtën në drejtim të sallës ku do të mbahej tubimi zgjedhor me qytetarë.

Fajin për këto tensione, eksponentë të VV-së nuk u vonuan t’ia hedhin figurave të PDK-së në Skenderaj.

Ishte Dejona Mihali e cila fillimisht i tha nënkryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakut që “të dilte vet para se të fshihej pas fishekzjarreve”.

“E paska zënë frikë e madhe Sami Lushtakun në Skenderaj.

Dil vet ma mirë sa fshihesh pas fishekzjarrëve, o trim mbi trimat”, shkroi Mihali mbrëmë.

Teksa sot, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se Sami Lushtaku mbrëmë personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e Kryeministrit.

“Ai me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skënderajt, e ka pre rrugën e veturës së Kryeministrit me qëllim sulmin”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Dëgjova që disa gazetarë të Klan Kosovës e kanë pyetur Kryeministrin se po i përdorë veturat zyrtare, ndoshta është mirë me e pyetë Saminë se prej cilës pompë të benzinës i ke komandu huliganët tu, para se të nisesh si i frustruar”, shtoi ajo.

Megjithatë, ishte një kohë kur figura të Vetëvendosjes hanin mish e pinin raki me Sami Lushtakun, Kadri Veselin, Bekim Haxhiun