6.7 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Sot fillon regjistrimi i popullsisë, ASK-ja jep detaje rreth procesit

- Advertisement -

Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024) do të fillojë sot (e premte), ka bërë më dije Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

“Informacioni i mbledhur gjatë Regjistrimit të Popullsisë do të shërbejë si bazë për vendimmarrje kritike, që prek çdo aspekt të jetës sonë, nga kujdesi shëndetësor, arsimi, zhvillimi i infrastrukturës e deri te ndarja e burimeve dhe planifikimi i politikave. Është mundësia jonë kolektive për të siguruar që çdo komunitet të marrë vëmendjen dhe burimet që meriton”, ka njoftuar ASK-ja.

Sipas tyre, pjesëmarrja në Regjistrimin e Popullsisë nuk është vetëm një detyrë qytetare, si akt i fuqishëm përfaqësimi, por është edhe obligim ligjor.

“Dua t’ju siguroj të gjithëve se procesi i Regjistrimit të Popullsisë është projektuar me respektin maksimal për privatësinë dhe konfidencialitetin tuaj. Informacioni i mbledhur përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore, duke ndihmuar në ndërtimin e një shoqërie më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse. Është një mundësi për t’u dëgjuar, për të kërkuar hapësirën tuaj dhe për të kontribuar në të ardhmen tonë kolektive. Le ta përqafojmë këtë mundësi Shprehim mirënjohjen për angazhimin e palodhshëm të të gjithë stafit (mbi 5 000 persona) dhe të të gjithë qytetarëve për një bashkëpunim në një moment kyç, ku çdo zë e çdo person ka rëndësi. Përfshirja juaj në Regjistrimin e Popullsisë është një hap drejt sigurimit të një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të barabartë për të gjithë”, ka njoftuar ASK-ja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit