6 C
New York
Saturday, November 15, 2025

Buy now

Sot fillon numërimi i fletëvotimeve nga jashtë Kosovës për balotazhin

- Advertisement -

Sot nga ora 10:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i fletëvotimeve të diasporës.

Lajmi është dhënë nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se të shtunën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe që i takojnë zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetarë të 18 komunave”, ka thënë Elezi.

Ndërkaq, sipas të dhënave të KQZ-së, deri në pasditen e së premtes më shumë 12 mijë pako të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe që i takojnë zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetarë të 18 komunave, janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së.

Sipas tij, më 11 dhe 12 nëntor, nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme të botës, është bërë tërheqja e 13,084 pakove të supozuara me fletëvotime, ndërkaq numri i votuesve të regjistruar për votim jashtë Kosovës në 18 komunat ku u mbajt raundi i dytë ishte 29,725 votues.

Të ngjashme

Të fundit