-0.1 C
New York
Wednesday, December 31, 2025

Buy now

Sot është koha e fundit për reflektim të thellë, thotë Haziri pas rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri ka reaguar pas rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit.

Haziri në Facebook ka shkruar se përkundër që pritjet ishin tjera, LDK nuk arriti t’i kapitalizojë në mënyrën më të mirë zgjedhjet e 28 dhjetorit, përballë, siç shkruan ai, popullizmit të paparë ndonjëherë presionit e frikës së mbjellur.

Haziri ka thënë se sot është koha e fundit për reflektim të thellë.

“Pragmatizmi, që ishte sinonim i LDK-së, humbi. Ky ishte edhe shqetësimi im, të cilin e kam shpërfaqur publikisht disa herë. Mos kërko vullnet të mirë aty ku nuk ka e nuk gjen”, shkruan ndër të tjera ai.

 

Të ngjashme

Të fundit