Deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, Shpëtim Idrizi, ishte pjesë e delegacionit të Kuvendit shqiptar në Këshillin e Evropës kur më 25 janar 2011 ishte diskutuar raporti i Dick Martyt.
Idrizi sot në Kuvend tha se në atë kohë votoi kundër raportit dhe i ftoi kolegët deputetë që të votojnë pro rezolutës që është kundër raportit të Dick Martyt raporton Gazeta Express.
“Në 25 janar të vitit 2011 në Këshillin e Europës, kur po diskutohej rapoti famëkeq i Dik Martit në seancë plenare pata fatin dhe nderin të isha pjesë e delegacionit të parlamentit të Shqipërisë në Këshillin e Europës. Unë e votova kundër në atë kohë raportin dhe koha më dha të drejtë, jo se isha më patriot se të tjerët, por jam i bindur se isha më i pavarur dhe më i lirë. Kjo është arsyeja të nderuar kolegë, që unë ju ftoj sot që të votojmë pro kësaj rezolute, që është kundër raportit famëkeq të Dik Martit, një raport i rremë dhe ta bëjmë këtë për t’i kthyer dinjitetin këtij parlamentni, si një akt i vonuar dhe si një akt i munguar”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se dita e sotme ku votohet rezoluta në Parlamentin e Shqipërisë kundër raportit të Dick Martyt është dita e UÇK-së.
“Sot është dita e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt, Kadri Veselit. Sot është dita e UÇK-së”, ka thënë ai.