6.3 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Sot është Dita botërore e Librit

- Advertisement -

Dita Botërore e Librit festohet nga UNESCO çdo vit më 23 prill. Librat janë miqtë, udhëzuesit dhe filozofët tanë më të mirë. 23 prilli është një datë simbolike për letërsinë botërore sepse në këtë datë të vitit 1616 kanë vdekur figurat e mëdha letrare Servantesi, Shekspiri dhe Inca Garcilaso de la Vega. UNESCO thonë se, “Qëllimi ynë është të angazhojmë njerëz në lexim dhe të argëtohen duke e bërë këtë. Si një festim i Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit të këtij viti, UNESCO ka krijuar një sfidë “Bookface”.

Çdo vit, UNESCO dhe organizatat ndërkombëtare që përfaqësojnë tre sektorët kryesorë të industrisë së librit; botuesit, shitësit e librave dhe bibliotekat, zgjedhin Kryeqytetin Botëror të Librit për një periudhë një vjeçare.  Sipas UNESCO-s, qyteti Tbilisi në Gjeorgji u zgjodh si Kryeqyteti Botëror i Librit për 2021

Historia

Në 1995, UNESCO vendosi të festojë 23 prillin si Ditën Botërore të Librit, dhe që nga ajo kohë data ka rëndësi në historinë e letërsisë. 23 prilli shënon përvjetorin e vdekjes dhe lindjes së shumë autorëve të tjerë të shquar, si Maurice Druon, Haldor K.Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallejo. Prandaj, u bë e qartë për UNESCO-n të zgjidhte 23 prillin për të festuar ditën e librit në të gjithë botën.

Festimi

Çdo vit, ngjarje të shumta mbahen në këtë ditë, por këtë vit, për shkak Covid-19, shumica e institucioneve arsimore janë të mbyllura për sigurinë e studentëve, mësuesve dhe stafit të tyre. Njerëzit që kalojnë kohë në shtëpi mund të shkarkojnë një libër të mirë përmes internetit dhe të lexojnë libra pozitivë dhe të fitojnë njohuri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit