Sot në sallën e sportit të “Pallatit të Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, do të mbahet Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 62-të, të Policisë së Kosovës.
Në njoftim bëhet e ditur edhe se në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, eprorë të lartë të policisë si dhe familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë.
Po ashtu, bëhet e ditur se ceremonia do të fillojë nga ora 10:00.