11.7 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

Sot dha një deklaratë të pakuptimtë: Çka kishte thënë Osmani për mosdërgimin e FSK-së në veri pa leje të NATO-s?

- Advertisement -

Gati qysh në fillim të fjalës së tij para gazetarëve, shefi i NATO-s vendosi ta përmendte marrëveshjen e vitit 2013. Por përveç FSK-së, ai tha se autoritet e Kosovës duhet të marrin leje nga KFOR-i edhe për veprimet e Policisë së Kosovës në veri.

“Në linjë me përkushtimin e Prishtinës nga viti 2013, vendosja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri, duhet të ketë pajtimin e KFOR-it dhe presim konsultime në kohë dhe kuptimplotë për secilin aksion të FSK-së dhe Policisë që mund të ndikojnë në mjedisin e sigurisë.” – u shpreh ai.

Më parë, nuk ishte folur që edhe Policia e Kosovës duhet të ketë leje, dhe pikërisht për këtë, vendosi ta pyes një gazetare, Stoltenbergun.

Stoltenberg ishte i qartë në përgjigjen e tij. Ai u shpreh se autoritetet e Kosovës duhet ta njoftojnë KFOR-in për secilin zbarkim edhe të FSK-së, edhe të Njësisë Speciale.

“Nuk është një kërkesë e re, është kusht që kanë qenë për një kohë të gjatë. Secili zbarkim e Njësive Speciale duhet të aprovohet nga KFOR-i dhe ka një nevojë për koordinim dhe konsultim të afërt nga autoritet në Prishtinë dhe KFOR-it për çdo zbarkim që mund të ndikojë në sigurinë në Kosovë.”  u shpreh ai.

Si u përgjigj presidentja Osmani pas fjalëve të Stoltenberg?

Osmani e adrestoi marrëveshjen e vitit 2013, por u përgjigj shumë pa kuptim.

“Ne absolutisht se do të punojmë me NATO-n dhe prezencën e KFOR-it, por natyrisht duke përmendur faktin se marrëveshja – shkëmbimi i letrave – të vitit 2013 ishte një marrëveshje shumë e ngushtë…” – u shpreh ajo.

Çka dëshiron të thotë Vjosa Osmani? Çka nënkupton “shumë e ngushtë” në këtë rast? A do të respektohen ato që tha Sekretari Gjeneral i NATO-s? Për çka duhen kësi konferencash për media kur nuk sqarohet asgjë?

Çka kishte thënë më herët Osmani?

E vetmja deklaratë publike e Osmanit për këtë marrëveshje që e kishte “zbuluar” Albin Kurti me të ardhur në pushtet për herë të parë, ishte rreth tre vite më parë përmes një shkrimi në Facebook.

Osmani, atëkohë kryekuvendare, kishte pranuar një letër nga kryeministri Kurti, i cili kishte kërkuar informimin e të gjithë deputetëve rreth këtyre dokumenteve.

Ajo kishte deklaruar që këto procedura nuk do të duhej keqinterpretuar si “sulm” ndaj NATO-s, por si avancim i demorkacisë në vend.

“Kërkesat që secili institucion në Kosovë të respektojë Kushtetutën dhe procedurat kushtetuese nuk do të duhej të keqinterpretoheshin si sulm apo kontestim ndaj NATO-s, por përkundrazi, si avansim të demokracisë e transparencës dhe respektimit të ligjit e kushtetutës në vend.” – ishte shprehur ajo. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit