-5.1 C
New York
Friday, December 5, 2025

Buy now

‘Sot bëhet një vit nga arrestimi nga Gjykata Speciale në Hagë dhe një vit që nuk e kam parë babain tim, Fadil Fazliu’

- Advertisement -

Nga Fahri Fazliu

Sot bëhet një vit nga arrestimi nga Gjykata Speciale në Hagë dhe një vit që nuk e kam parë babain tim, Fadil Fazliu.
Jo pse unë nuk kam mundur ta vizitoj, por sepse dikush ka vendosur t’i mohojë brutalisht një nga të drejtat më themelore të njeriut – takimin mes një babai dhe birit.
Kjo nuk është drejtësi.

Kjo është padrejtësi e kamufluar.
Përqafimi ynë nuk paraqet rrezik për askënd, por heshtja ndaj kësaj padrejtësie po.
Megjithatë, ne nuk i ulim sytë. Babai im mund të jetë fizikisht pas hekurave, por shpirti i tij është i lirë dhe i pathyeshëm. Ashtu siç nuk kanë arritur t’i robërojnë shpirtërat e idealistëve as regjimet më të egra që ka njohur njerëzimi.

Liri dhe drejtësi për çlirimtarët!

Të ngjashme

Të fundit