Ideologu demokratik, Avni Rustemi vdiq sot 100 vjet më parë pas një atentati në Tiranë më 22 prill 1924. Ndaj tij u bë atentati më 20 prill, por Rrustemi vdiq dy ditë ma vonë nga plagët e marra.
Avni Rustemi, nuk ishte një ndër ideologët më të shquar demokratë por edhe organizatori kryesor i shoqërive demokratik.
Rrustemi u lind në Libohovë, në një familje atdhetare. I ati ishte Qehaja i familjes së Arsllan-Pashalinjve, oxhakut të Libohovës.
Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t’u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit. Më 1910 tentoi për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane, gjeneral Shefqet Turgut Pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke.
Gjatë veprimtarisë së tij, më 1910, ai punoi si mësues në Libohovë, në Tragjas të Vlorës më 1913, dhe Tepelenë e në Vlorë 1916-1918. Më 1918 me nismën e tij, u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate “Djalëria e Vlorës” dhe në krye të saj organizoi demonstratën e 28 nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë.