Home Auto-Tech Teknologji Sot 16 vite më parë Steve Jobs prezantoi telefonin që do të ndryshonte historinë

Sot 16 vite më parë Steve Jobs prezantoi telefonin që do të ndryshonte historinë

0
Sot 16 vite më parë Steve Jobs prezantoi telefonin që do të ndryshonte historinë

Duke qëndruar në skeën e Macworld Expo, Steve Jobs përsëriti fjalët të cilat do të ngelen në histori ato të prezantimit të një pajisjeje që do të ndryshonte çdo gjë.

“Sot Apple do të rishpikë telefonin,” tha Jobs duke prezantuar iPhone që asokohe mbante një dizajn futuristik me ekran me prekje, pa tastierë fizike dhe një sistem operativ mobile quajtur iPhoneOS.

Jobs e përshkroi iPhone si një iPod me kontrolle me prekje, një telefon dhe një pajisje që komunikon me internetin, tre aspekte që asnjë pajisje në ato kohë nuk i bënte njëherazi.

Modeli origjinal kishte ekran 3.5-inç LCD, kamër 2-megapiksel dhe një trup me plastikë dhe alumin.

Çdo vit që nga prezantimi i iPhone të parë, Apple ka vazhduar ta përditësojë me funksionalitete të reja. Ridizajnimi i parë i madh i iPhone erdhi me iPhone 4 në 2010-ën, tre vite pas prezantimit të iPhone origjinal.

iPhone 4 shënonte një pikë kthese në historinë e iPhone duke sjellë një dizajn me skaje të rrafshëta, ekran të ri Retina, procesor A4, kamër 5-megapiksel dhe dritë LED.

Dy vite më pas iPhone 5 ishte një tjetër ridizajnim për iPhone duke e bërë më të gjatë me një ekran më të madh, çip A6, dizajn të hollë që Apple tha se është smartfoni më i hollë në botë dhe kamër 8-megapiksel.

Në vitet që do të pasonin Apple solli teknologji si Touch ID, Face ID, kamera të avancuara, performancë lider, jetëgjatësi baterie dhe ekosistem të integruar pajisjesh.

Sot kemi pesë modele të ndryshme: iPhone SE, iPhone 14, iPhone 14 Plus, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max. iPhone-t e sotëm kanë funksione që do të ishin të paimagjinueshme për gjeneratën e parë si ekran që mbulon gjithë pjesën ballore, buton Home, korniza të holla, teknologji të njohjes së fytyrës, video regjistrim 4K, kamër 48-megapiksel, Dynamic Island, ekran me frekuencë të lartë rifreskimi dhe funksionalitete të avancuara të iOS 16. /PCWorld Albanian/

Exit mobile version