Aleks Soros, i biri dhe tashmë edhe trashëgimtari i George Soros, e ka bërë një postim për vizitën e tij në Republikën e Shqipërisë bashkë me ish-presidentin amerikan Bill Clinton.
Ajo që lë përshtypje është vlerësimi maskimal i z. Soros për kryeministrin e Shqipërsië, Edi Ramën.
“Dje me dy prej liderëve më të mëdhenj në botë Edi Rama dhe Bill Clinton.” – ka shkruar Sorosi.
Ai ka thënë se është nderuar që ka qenë në Tiranë në udhëtimin e parë të Bill Clintonit në kryeqytetin shqiptar.
“Shqipëria është prej vendeve më pro-amerikane në botë dhe një aleat i madh – kryesisht falë lidershipit të Edi Ramës.” – ka shtuar ai.
Më tutje, z. Soros e ka cilësuar edhe si “vëlla”.