Në Departamentin e Shtetit, sot është zhvilluar një takim mes zyrtarit amerikan Brendan Hanrahan dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.
Takimi u mbajt në orën 11:15 sipas kohës lokale, në ambientet e Washingtonit, dhe sipas njoftimit zyrtar ishte i mbyllur për shtyp.
“Hanrahan takohet me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sørensen,” theksohet në komunikatën e DASH.
Vizita e Sørensen në SHBA pason marrëveshjen e fundit të arritur me Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, lidhur me Ligjin për të Huajt, ku u lavdua për koncesionet e dhëna.







