5.4 C
New York
Wednesday, January 14, 2026

Buy now

Sorensen: Shpresoj që 2026 të na sjellë atë që s’e solli 2025, takimi i nivelit të lartë kur të jetë koha e duhur

- Advertisement -

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është ndalë shkurt për gazetarët pas takimit që pati me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë.

Meqë viti i kaluar ishte thuajse i humbur për këtë proces, Sorensen tha se është optimist për këtë vit të ri, raporton Gazeta Express.

“Kam shpresë të madhe, sigurisht, personalisht, që 2026 na sjell atë që 2025 nuk e solli. Dhe prandaj po e nis vitin e punës me një udhëtim pune këtu dhe pastaj në Beograd më vonë këtë javë”.

Sorensen tha se do të pranonte vetëm një pyetje të shkurtë meqenëse ishte vonë.

I pyetur se kur do të realizohet një takim i nivelit të lartë, emisari europian tha se ka një zotim nga Përfaqësuesja e Lartë se ai do të organizohet kur të jetë koha e duhur.

“Ajo që do të bëjmë është ajo që na është kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare në lehtësimin e dialogut — të sigurojmë që të dyja palët të ulen dhe të bisedojnë. Pra do të duhet të gjejmë një mënyrë që kjo të ndodhë. Përfaqësuesja e Lartë vizitoi Beogradin dhe Prishtinën vitin e kaluar. Ka angazhime që do të ketë një takim kur koha të jetë e duhur. Ajo do ta thërrasë takimin. Njerëzit do të vijnë dhe do të shohim. Por do të duhet të shohim”.

Të ngjashme

Të fundit