18.1 C
New York
Sunday, October 6, 2024

Buy now

Sopjani: Serbia s’do të forcohet ushtarakisht, gjasat më reale janë se do të zvogëlohet

- Advertisement -

Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shkelzen Sopjani, ka theksuar se Serbia nuk është dhe nuk pritet të jetë më e fortë ushtarakisht se sa ishte në vitet e 90-ta.

Sipas Sopjanit, potenciali ushtarak i Serbisë, qoftë në numra, qoftë në pajisje, ka rënë ndjeshëm krahasuar me kohën e ish-Jugosllavisë.

“Serbia nuk është edhe nuk e besoj se ka me qenë në një të ardhme të afërt me e fortë sesa që ka qenë në vitet 1990 sa ai përket potencialit ushtarak, qoftë në numra, qoftë në pajisje. Sepse edhe atëherë pajisjet e Ish-Jugosllavisë kanë qenë tejet  të sofistikuara, i kanë pasur 2 mijë e diçka tanke, sot i kanë 200 e disa”, ka thënë ai në emisionin FIVE.

Në të njëjtën kohë, Sopjani ka theksuar se kapacitetet mbrojtëse të Kosovës janë përmirësuar në masë të madhe.

“Në të kaluarën, Kosova kishte potencial jashtëzakonisht minimal ose zero për t’u kundërvënë, ndërsa sot kapacitetet mbrojtëse janë shumë më të mëdha dhe më të sofistikuara”, ka deklaruar ai.

Sopjani po ashtu ka thënë se gjasat që Serbia të forcohet janë minimale dhe se ka më shumë gjasa që kapacitetet e saj ushtarake të zvogëlohen edhe më tej.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit