8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Sopjani: Probabiliteti i vogël që Radoiçiq të ekstradohet në Kosovë

- Advertisement -

I ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Sopjani tha se siguria dhe rreziku në pjesën veriore të Kosovës nuk është eliminuar.

“Sulmi në Banjskë ka qenë një sulm ose cenim klasik i sovranitetit dhe rendit ligjor dhe kushtetues të Republikës së Kosovës dhe këtë e kemi parë ne aktakuzën që u ngrit kohëve të fundit nga ana e Prokurorisë Speciale. Siguria dhe rreziku nuk është eliminuar, mirëpo rreziku sa i përket ndonjë sulmi të natyrës së Banjskës apo ndonjë përkeqësimi më të madhe besoi që nuk ekziston ose është minimal. Është evidente që kemi tash Forca më të mëdha të Republikës së Kosovës dhe kemi një shtim të theksuar të pjesëtarëve të KFOR-it në pjesën veriore”, deklaroi Sopjani.

Derisa, ai shtoi se Kosova ka edhe heroi të tjerë të gjallë, përveç heroi Afrim Bunjaku të cilët kanë qenë akter në rastin e Banjskës.

“Institucionet e Republikës së Kosovës e kanë një mundësi të artë që t`i nxjerrin disa mësime shumë të rëndësishme nga ajo çka kemi parë në sulmin e Banjskës dhe këto mësime janë të domosdoshme me u adresua. Përveç heroit Afrim Bunjaku, ne kemi edhe heroi të tjerë të cilët janë të gjallë të cilët kanë qenë akter në atë rast, po ashtu ne e kemi parë që përkundër të gjithave ekziston një vullnet i jashtëzakonshëm tek pjesëtarët e Policisë së Kosovës, posaçërisht te pjesëtarët e Njësisë Speciale dhe kemi parë që e kanë një përgatitje të jashtëzakonshme, e pikërisht për këtë strukturat vendimmarrëse të Republikës së Kosovës duhet t`a kenë parasysh këtë dhe t`ia dhënë vlerësimin që e meritojnë këta pjesëtarë”, ka thënë ai.

Në një video të publikuar të rreshterit, Afrim Bunjaku me kolegët e tij shihen duke patrulluar një ditë para sulmit në Banjskë me një pushkë.

E për këtë, Sopjani thotë se armatimet mbahen në bazë të nevojave të patrullave, pra varion nga kategoria e njësive dhe funksioni.

“Sa i përket armatimit, këto armë mbahen në bazë të vlerësimit të nevojave të patrullave që i kanë, njësia e Afrim Bunjakut nuk ka qenë Njësia intervenuese, pra edhe armatimi varion nga kategoria e njësive dhe funksioni. Pra në këtë video shihet çështja e vullnetit të policëve sepse një pjesë e madhe e policëve që janë kanë qenë edhe ish- ushtarë të UÇK-së, pra nuk ka asnjë pik dyshimi për vullnetin e tyre”, tha Sopjani.

I pyetur se a mundet te ekstradohet Milan Radoiçiq në Kosovë, sipas Sopjanit, efekti i probabilitetit është i vogël.

“Nuk është që nuk mundet të ekstradohet Milan Radoiçiq në Kosovë, por efekti i probabilitetit unë besoj që është shumë i vogël të paktën në këto rrethana edhe pse nuk e shoh një person i pa shpenzueshëm sepse ai është marial shpenzues për Vuçiqin mirëpo varet se sa Vuçiqi merr në këmbim”, tha ai ndër të tjera.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit