18.7 C
New York
Thursday, August 28, 2025

Buy now

Sopi i OVL-UÇK-së: Mund të ketë protesta deri në shkarkimin e Bashës – s’e ka detyruar askush ta shkruajë artikullin

- Advertisement -

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Fatmir Sopi, ka thënë se artikulli i vitit 2012 të kryetarit të kuvendit, Dimal Basha, ku pretendonte se Ushtria Çlirimtare e Kosovës u financua nga trafikantë të drogës dhe mafia shqiptare, për ta është i papranueshëm.

Sopi tha se për Organizatën e Veteranëve të Luftës është akt shumë i rëndë që në krye të parlamentit të jetë një njeri që e fyen rëndë sakrificën më sublime të popullit të Kosovës.

“Ne menjëherë kemi pasur reagime nga degët tona dhe anëtarësia jonë. Për të gjitha këto jam i bindur se do të marrim vendime të caktuara. Nesër do ta kemi një konferencë nga ora 14:00 ku do t’i bëjmë të ditura veprimet tona si OVL sepse për ne të jetë në krye të parlamentit një njeri që i fyen këto vlera kombëtare tona, jo që është e papranueshme, por nuk besoj se do të mund të përmbahemi”.

“Derisa është pjesë e atij punimi, është pajtuar me të. Në qoftë se nuk pajtohet se ato janë të vërteta, në asnjë formë nuk nënshkruhet si bashkautor. Kjo është tendencë e tij për t’u tërhequr nga ajo marri që e ka bërë”, tha Sopi në Edicionin Special në Klan Kosova.

Tutje, Sopi tha se kërkesa e anëtarësisë së kësaj organizate është që të ketë një reagim të ashpër, madje nuk e përjashton as mundësinë për protesta deri në dorëheqjen e Bashës.

“Konsideroj që askush me dhunë s’e detyruar të nënshkruajë diçka të tillë. Por, edhe deklaratat e tyre të vazhdueshme kundër UÇK-së, pasi ne si UÇK që prej përfundimit të luftës jemi cak i sulmeve anti-shqiptare ku vetëm qarqe të ndryshme anti-shqiptare mund ta sulmojnë një UÇK që është vlerë kombëtare”.

“Kërkesa e anëtarësisë është reagimi ynë më i ashpër, mund të jetë edhe ndonjë protestë si një nga opsionet”, tha Sopi.

 

Të ngjashme

Të fundit