9 C
New York
Friday, October 17, 2025

Buy now

Sopi: Duhet bërë e pamundura që mos ta lejojmë Specialen ta marrë ndonjë vendim të gabuar

- Advertisement -

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Fatmir Sopi, ka folur për protestën e që do të mbahet në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Sopi tha se duhet të mobilizohen të gjithë që Gjykata Speciale të mos e merr ndonjë vendim të gabuar e që bie ndesh me luftën e drejtë të UÇK-së.

“Edhe ne nuk jemi të interferojmë në drejtësi por jemi kundër padrejtësive që po bëhen në emër të drejtësisë. Dihet botërisht që atë gjykatë e ka formuar Kuvendi i Kosovës, por është formuar që të qartësohen disa akuza të rënda, siç ka qenë akuza kryesore se UÇK-ja paska bërë trafikim organesh”.

“Sa i përket disa zërave që thonë se kanë pranuar që të formohet kjo gjykatë, unë jam i bindur se edhe 100 herë po të kërkohet formimi i ndonjë gjykate që e heton një akuzë të tillë, ne do të jemi pro, për ta pastruar atë akuzë”, tha Sopi në Edicionin Special në Klan Kosova.

Tutjem, ai u shpreh se Specialja është formuar për ta pastruar UÇK-në nga akuza për trafikim me organe, por sipas tij, kjo gjykatë ka degraduar totalisht pasi merret me gjëra banale.

“Kjo gjykatë që është formuar në bazë të asaj akuze të rëndë, që ka tronditur jo vetëm opinionin e brendshëm por edhe atë botëror, kjo gjykatë nuk ka vërtetuar asgjë. Pas gjithë atyre hetimeve, është vërtetuar se ajo ka qenë vetëm një sajim nga qarqe ruso-serbe të ngritura nga një diplomat zviceran dhe asgjë tjetër”.

“Gjykata ka degraduar totalisht. Sot në atë gjykatë fliten gjërat më banale se kush, kujt ia ka dhënë një shuplakë e kush, kujt ia ka marrë një viç”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit