13.1 C
New York
Monday, October 27, 2025

Buy now

Sophie Turner thuhet se është në një lidhje me Chris Martin

- Advertisement -

Aktorja Sophie Turner (29 vjeçare), e njohur për rolin e saj në serialin “Game of Thrones”, thuhet se filloi një lidhje romantike me vokalistin e “Coldplay”, Chris Martin (48 vjeçar).

Sipas mediave të huaja, Turner dhe Martin janë parë në një takim privat.

Chris gjithashtu është beqar, pasi i dha fund lidhjes dhe fejesës së tij afatgjatë me aktoren Dakota Johnson (35 vjeçe) në qershor të këtij viti.

Edhe pse shumë media kanë spekuluar për pajtime të mundshme midis Turner dhe Pearson, burime të afërta konfirmojnë se marrëdhënia e tyre përfundoi në fund të shtatorit gjatë një dasme luksoze shoqërore, ku u panë duke u grindur.

Sophie, megjithatë, shpejt iu drejtua një lidhjeje të re ku thuhet se u pa me Chris Martin.Turner është një fanse e hershme e “Coldplay” dhe në vitin 2020, ajo qau nga gëzimi kur ish-bashkëshorti i saj Joe Jonas e surprizoi me një mesazh nga Chris Martin.

Sophie dhe Jonas u martuan në vitin 2019 dhe kanë dy vajza, Willa (4 vjeçe) dhe Delphine (2 vjeçe).

Divorci i tyre u finalizua zyrtarisht në shtator 2024.Turner dhe Pearson filluan lidhjen në vitin 2023 dhe u panë për herë të fundit së bashku në Festivalin e “Glastonbury” në qershor, përpara se mediat të fillonin të raportonin për ndarjet e aktores dhe romancat e reja.

Të ngjashme

Të fundit