Aktorja Sophie Turner u fotografua duke lidhur krahët me këngëtaren Taylor Swift, të martën teksa po shijonin një natë në New York.
Dyshja u drejtua për në Temple Bar në rrugën Lafayette pasi darkuan në një restorant.
Turner kishte veshur një bluzë gri me pantallona të gjëra, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
Ajo gjithashtu mbajti një çantë të zezë, ndërsa pulovra e saj e zezë ishte e lidhur rreth belit.
Swift dukej elegante me një minifund të kuq dhe një xhaketë xhins numër të madh.
Ajo gjithashtu kishte veshur çizme kafe deri tek gjuri dhe mbante një çantë të vogël jeshile.