14.4 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

Sophia dhe Muhammed emrat më të popullarizuar për bebet gjermane

- Advertisement -

Emrat më të zakonshëm që u janë vendosur foshnjave në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, në vitin 2024 kanë qenë Sophia dhe Muhammed.

Shoqata e Gjuhës Gjermane (GfdS) në Wiesbaden njoftoi se Muhammed ka qenë emri më i shpeshtë që u është vendosur djemve në Berlin në gjashtë vitet e fundit ndërsa vitin e kaluar, Sophia dhe Muhammed ishin emrat më të shpeshtë që u janë vendosur foshnjave.

Ndërkaq, emrat Sophia dhe Noah vazhdojnë të kryesojnë renditjen në të gjithë Gjermaninë në vitin 2024.

Shoqata e cila ka zhvilluar kërkime në këtë fushë që nga viti 1977, i zbuloi këto rezultate duke analizuar 900 mijë të dhëna të marra nga 750 zyra regjistrimi.

Gjithashtu shoqata, e cila regjistron afërsisht 92 për qind të të gjithë emrave në Gjermani, merr parasysh edhe drejtshkrimet alternative të emrave kur bën renditjen.

Të ngjashme

Të fundit