Apple, Samsung, OnePlus, Google, Xiaomi, këta janë emrat të cilët ju vinë në mendje kur përmenden smartfonët. Sony mbase nuk do të jetë kompania e parë që shumica e njerëzve kanë në konsideratë kur duan të blejnë një telefon.
Megjithatë kompania është ende aty me telefonët e saj dhe synon të vazhdojë në të ardhmen e afërt. Kompania ka nënshkruar një marrëveshje disa vjeçare me Qualcomm për të përdorur procesorët Snapdragon për pajisjet e saj.
Është një shtyrje e afatit të një marrëveshjeje ekzistuese mes dy palëve. Çipet e Qualcomm do të përdoren në pajisjet e ardhshme Premium të Sony së bashku me ato të segmentit të lartë dhe të mesëm.
Vetëm muajin e kaluar kompania prezantoi Xperia 1 V. Ky smartfon fuqizohet nga çipi Snapdragon 8 Gen 2 dhe ju dedikohet fotografuesve dhe vlogerëve. Megjithatë ka një çmim të kripur prej 1400 dollarë.
Kompania prezantoi edhe një model të segmentit të mesëm Xperia 10 V me çipin Snapdragon 695 dhe filloi të shitej në Evropë këtë muaj për 449 euro. /PCWorld Albanian/