Bashkimi ka bërë hapin e parë drejt titullit kampion në superligën e femrave në basketboll, pasi mposhti Prishtinën me rezultatin e thellë 92-76.
E vashat prizrenase synojnë të rrëmbëjnë edhe fitoren e dytë në ndeshjen e radhës që luhet në kryeqytet.
Prishtina – Bashkimi, zhvillohet në Pallatin e Rinisë me fillim nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Sport3 të platformës Artmotion.
Kampion shpallet ekipi që shënon tri fitore./Klan Kosova/