9 C
New York
Tuesday, March 25, 2025

Buy now

Sonte zhvillohen ndeshjet e kthimit në Ligën e Kombeve/ A do të arrijë Kosova të futet në ligën B?

- Advertisement -

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të fazës play-off në Ligën e Kombeve ku pritet të ketë duele interesante.

Në ligën A, Franca do të tentojë të përmbys humbjen 2-0 ndaj Kroacisë në Split, Italia do të tentojë po ashtu ndaj Gjermanisë si dhe ndeshjet tjera si Portugali-Danimarkë dhe Spanjë-Holandë, të cilat zhvillohen në orën 20:45.

Vëmendja e shikuesve tanë padyshim do të jetë te ndeshja e play-offit për të hyrë në ligën B, ku “Dardanët” do të synojnë të mbrojnë rezultatin e ndeshjes së parë në “Fadil Vokrri”, ku fituan me rezultat 2-1.

Ndeshjet tjera që do të zhvillohen janë ato Gjeorgji-Armeni në orën 15:00, Hungari-Turqi, Skoci-Greqi, Serbi-Austri, Slloveni-Sllovaki që zhvillohen në orën 18:00 dhe Belgjikë-Ukrainë,  Irlandë-Bullgari që zhvillohen në orën 20:45.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit