Kuvendi i Kosovës është konstituuar. E në përmbyllje të seancës, kryetarja e sapo zgjedhur Albulena Haxhiu, ka thënë se sot pritet të mbahet dhe një seancë tjetër, për formimin e qeverisë.
Andaj i ka lutur deputetët të qëndrojnë brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës.
“Sot pritet të mbahet dhe një seancë tjetër, për zgjedhjen e qeverisë. Iu lutem të qëndroni në ambientet e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Haxhiu.






