26.5 C
New York
Tuesday, July 1, 2025

Buy now

Sonte përballja e gjigantëve Real Madrid – Juventus

- Advertisement -

Botërori i Klubeve do të vazhdojë sonte me ndeshjet e së tetës së finales.

Dhe, sonte meraklinjtë e futbollit I pret një sfidë gjigantësh.

Real Madridi dhe Juventusi do ta kërkojnë një vend në çerekfinale të kësaj gare.

Përballjes mes tyre nis nga ora 21:00.

Derisa, mbrëmë ndodhën dy befasi pasi u eliminua nënkampioni evropian, Interi dhe gjiganti anglez, Manchester City.

“Los Blancos” do të buzëqeshin para kësaj ndeshje pasi do t’ju kthehet në dispozicion ylli i tyre, Kylian Mbappe, i cili mungoi në tri ndeshjet e fazës së grupeve ndaj Pachuca, Salzburg e Al Hilal.

Po ashtu në dispozicion do të jetë edhe Antonio Rudiger e Endrick, derisa jashtë shkaku i lëndimeve mbesin Dani Carvajal, Eduardo Camavinga e Ferland Mendy.

Nga ana tjetër, “Zonja e Vjetër”, mund të llogarisë në të rikthyerin Manuel Locatelli.

Dyja skuadrat patën një sezon dëshpërues, pa fituar trofe të rëndësishëm, prandaj synim i tyre është që në fund ta ngritin lart trofeun e Botërorit të Klubeve.

Të ngjashme

Të fundit