Tottenham Hotspur dhe Manchester United pritet të luajnë sonte në finalen e madhe për trofeun e Europa League.
“Spurs” dhe “Djajtë e kuq”, do të ndeshen mes vete për trofeun e garës së dytë elitare të klubeve evropiane.
Loja pritet të zhvillohet në “San Mames” të Bilbaos, me fillim nga ora 21:00.
Si Ange Postecoglu, ashtu edhe Ruben Amorim, i kanë bërë të gjitha përgatitjet në ekipet e tyre, për të fituar trofeun, i cili ua siguron edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e radhës.
Edhe përkundër disa mungesave të rëndësishme, të dy trajnerët janë gati të vendosin formacionet më të mira të mundshme, ku balanca e reparteve është gjeja kryesore.
Trajneri i Spurs pritet t’i besojë rreshtimit të tij të preferuar 4-2-3-1, ku nuk mungojnë yjet si Romero, Bentancur dhe Bissouma, ndërsa Amorim i beson rreshtimit 3-4-2-1, ku Maguire, Casemiro dhe Fernandes do të jenë ata që do t’i udhëheqin repartet.
Formacionet e mundshme
Tottenham (4-2-3-1): Vicario; Porro, Romero, Van de Ven, Udogie; Bissouma, Bentancur; Johnson, Odobert, Heung-min Son; Solanke;
Man Utd (3-4-2-1): Onana; Lindelof, Maguire, Yoro; Mazaoui, Ugarte, Casemiro, Dorgu; Garnacho, Fernandes; Hojlund.