Numërimi mbrapsht ka nisur!
Vetëm pak orë ndajnë publikun nga finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova, spektaklit që për muaj me radhë mbajti të ngërthyer ekranet dhe rrjetet sociale.
Sonte, pesë finalistë do të përballen për herë të fundit me votën e publikut dhe emocionet e një nate që premton surpriza.
Në garë për çmimin e madh janë, Londrimi, Elijona, Klodi, Ludo dhe Hygerta.
Mos e humbisni me fillim nga ora 21:00!






