17.2 C
New York
Thursday, May 29, 2025

Buy now

Sonte finalja e Ligës së Konferencës, për këtë trofe do të “luftojnë” Betisi e Chelsea

- Advertisement -

Real Betisi dhe Chelsea do të shkojnë kokë më kokë në finale të Ligës së Konferencës, e cila do të luhet sonte në stadiumin “Miejski”, derisa të dyja ekipet do të mundohen ta sigurojnë trofeun evropian për ta vendosur në kabinetin e tyre.

Ekipi i Manuel Pellegrinit e arriti këtë fazë të kompeticionit pas lojës shtesë ndaj Fiorentinës në gjysmëfinale, ndërsa e mbylli sezonin në La Liga me barazimin 1:1 ndaj Valencias për ta siguruar pozitën e gjashtë në fund të sezonit, shkruan “Express”.

Nga ana tjetër, ekipi i Enzo Marescas e siguroi një fitore komode në gjysmëfinale ndaj Djurgarden, derisa e përfundoi sezonin në Premierligë me fitoren 1:0 ndaj Nottingham Forestit në xhiron e fundit për ta siguruar pozitën e katër, e cila ia mundësoi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

Të dy ekipet do të mendojnë me kujdes për formacionet zyrtare, ndërsa do të mundohen ta mbyllin sezonin sa më lartë të jetë e mundur.

Ekipi i La Ligas do të jetë pa së paku katër lojtarë të ekipit të rregullt për finalen që do të luhet në Poloni sonte.

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin pritet të mungojë shkaku i lëndimit të pësuar në gjysmëfinale.

Diego Llorente, Marc Roca e Chimy Avila gjithashtu do të mungojnë në këtë përballje, ndërsa Giovanni Lo Celso është në dyshim pasi mungoi në stërvitje pas ndeshjeve të fundjavës.

Youssouf Sabaly e Jonny Cardoso pritet të jenë gati për sonte.

Nga ana tjetër, Betisi pritet ta ketë ekipin e kompletuar në finale, me ish-mesfushorin e Tottenhamit, Lo Celso që pritet të startojë për ta dhënë kontributin e tij.

I huazuari në super-formë, Antony pa dyshim se do të startojë në të djathtë, ndërsa do të mbështetet në mes të fushës nga ish-futbollisti i Real Madridit, Isco.

Finalja e Ligës së Konferencës mes Betisit dhe Chelseat do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:00.

Të ngjashme

Të fundit