Adhuruesit e basketbollit sonte do të kenë mundësinë ta ndjekin ndeshjen e parë finale të basketbollit, ku do të përballen Bashkimi dhe Trepça.
Loja do të zhvillohet në Prizren, në palestrën sportive “Sezai Surroi”, me fillim nga ora 19:00.
Përballja do të transmetohet drejtpërdrejtë edhe në platformën kryesore televizive në vend, Artmotion.
Mbetet të shihet se kush nga këto dy skuadra do të arrijë ta krijojë epërsinë nga finalja e parë.
Në gjysmëfinale, Bashkimi e ka eliminuar Pejën, derisa Trepça e ka eliminuar Prishtinën.
Fitues i trofeut të edicionit 2024/2025 të Superligës, do të jetë ai ekip që do të arrijë t’i sigurojë pesë fitore.