Sonte nis faza e play-offit të Superligës së Basketbollit.
Ndeshja e parë çerekfinale zhvillohet në Suharekë, mes Golden Eagle Ylli dhe Pejës, shkruan IndeksOnline.
Në sezonin e rregult, therandasit përfunduan në vendin e katërt, kurse pejanët në vendin e pestë.
Në katër ballafaqimet e këtij edicioni të dy skuadrat kanë nga dy fitore, derisa ishin përballur edhe në finale të Ligës Unike, ku triumfuan therandasit.
Kjo përballje nis nga ora 19:30./IndeksOnline/







