17.2 C
New York
Monday, June 9, 2025

Buy now

Sonte “Derby della Madonnina”, Interi e Milani në kërkim të finales së Kupës

- Advertisement -

1-1 përfundoi ballafaqimi i parë gjysmëfinal i Kupës së Italisë, ndërmjet dy skuadrave të qytetit të modës.

Interi dhe Milani përballen sërish sonte në orën 21:00 për ta prerë biletën që dërgon në ndeshjen e fundit të këtij turneu prestigjioz italian.

Kampioni aktual i Serie A, po garon në tri fronte, pasi me Napolin me nga 71 pikë e udhëheqin renditjen tabelare në elitën futbollistike të Italisë, kur kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar deri në fund.

Poashtu “Nerazzurët” po e kërkojnë finalen edhe në Ligën e Kampionëve, ku do të ndeshën dy herë me Barcelonën.

Nga ana tjetër, “Rossonerët” si të vetmën shpresë për ta shpëtuar sezonin, e kanë pikërisht Kupën, duke qenë se në ‘Champions’ janë eliminuar herët nga Feyenord, kurse në kampionat gjenden në pozitën e nëntë me 51 pikë, gjashtë sosh më pak se Roma e cila aktualisht është në zonën e “Conference League”.

Të ngjashme

Të fundit