Sonte me fillim nga ora 18:30 në “Allianz Arena” do të zhvillohet klasikja gjermane e futbollit mes Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit.
Ky derbi është i vlefshëm për javën e 26-të në elitën e futbollit gjerman, shkruan Express.
Aktualisht, Dortmund prin në renditjen tabelare në Bundesligë me 53 pikë, një më shumë se “bavarezët”.
Fitorja është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat sonte.
Kjo është edhe ndeshja e parë e Thomas Tuchel si trajner i Bayern Munichut dhe do të përballet pikërisht kundër ish-ekipit të tij, Borussia Dortmundit.