Këngëtarja shqiptare, Soni Malaj ka folur rreth ndarjes që po bëhet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në rrjetet sociale.
Ajo, në emisionin “Oxygen”, tha se kjo nxitje në platformat sociale i duket e kot.
“Kjo nxitje në rrjetet sociale më duket shumë e kot, më duket e stisur. Thjesht nuk duhet të ushqehen me ‘urrejtje’ në rrjete sociale”, u shpreh Soni.
Tutje, ajo tha se si Kosova, ashtu dhe Shqipëria, për të është një Shqiptari e Madhe.
Ndër të tjera, artistja shtoi se Kosovë e Shqipëri janë një.