Sipas matjeve të fundit të bëra nga PIPOS në Maqedoninë e Veriut, nga kampi shqiptar, BDI pritet t’i marrë 22 ulëse, kurse tjetri koalicion shqiptar VLEN 10 ulëse, në parlamentin e ardhshëm.
Nga 120 ulëse, 50 pritet t’i fitojë VMRO, më pak gjysmën e këtyre ulëseve pritet t’i marrë tjetra parti maqedonase LSDM, 24 sosh.
Këto janë rezultatet e opinionit publik të bëra më 29 dhe 30 prill nga instituti i Prishtinës për studime të opinionit publik.