RTV Dukagjini po zhvillon një sondazh online në Facebook me pyetjen se kush e fiton Mitrovicën më 12 tetor, dhe kur kanë kaluar më shumë se dy orë në të kanë votuar rreth 8 mijë persona.
Sipas rezultateve të deritanishme fitues del të jetë kandidati i PDK-së Arian Tahiri me 50%, mbi 4200 vota, duke lënë dukshëm prapa kandidatin e Guxo Faton Pecin.
Duket se sondazhi ka zgjuar interesim të madh të qytetarëve për të shprehur bindjen e tyre për rezultatin në Mitrovicë.