Sipas sondazhit rajonal për Ballkanin Perëndimor të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), i realizuar gjatë maj–qershor 2025, qytetarët e Kosovës shprehin pakënaqësi në drejtimin politik të vendit, duke kërkuar ndryshim dhe lidership të ri.
Në pyetjen “Çka i duhet më së shumti vendit në këtë kohë?”, 56% e të anketuarve zgjodhën ndryshim, duke nxjerrë në pah nevojën për ndryshime ekonomike dhe ndërrim të lidershipit, të cilat përbëjnë 82% të përgjigjeve.

Nga të anketuarit që mbështesin ndryshimin:
44% kërkojnë ndryshim ekonomik dhe përmirësim të drejtësisë sociale
38% duan ndërrim të drejtuesve kryesorë politikë dhe partive në pushtet
9% kërkojnë ndryshim të standardeve kulturore dhe arsimore, përfshirë median dhe uljen e dhunës
9% duan ndryshim të standardeve administrative dhe ulje të korrupsionit
1% nuk e dinë ose refuzuan të përgjigjen.

Performanca e qeverisë shihet e ndarë dhe e prirur kah negativiteti:
- 38% e vlerësojnë “disi të mirë”
- 22% “disi të keqe”
- 25% “shumë të keqe”
- 12% “shumë të mirë”
- 2% pa përgjigje

Në pyetjen nëse politikanët aktualë janë drejtuesit e duhur për të ardhmen:
- 50% besojnë se nevojitet një lider i ri
- 44% mendojnë se politikanët aktualë janë të përshtatshëm
- 7% nuk e dinë ose refuzuan

Sipas sondazhit, i kryer me një kampion prej 1,164 të rriturish:
- Kostoja e jetesës / çmimet e larta – 45%
- Papunësia – 19%
- Korrupsioni – 6%
Ndërkohë që korrupsioni përmendet më pak si problem kryesor, ai mbetet një nga sfidat më të mëdha të vendit.
