28.2 C
New York
Sunday, June 30, 2024

Buy now

Sondazhi në CNN: Amerikanët i japin fitore dërrmuese Trumpit në debatin me Bidenin

- Advertisement -

Televizioni i njohur amerikan, CNN, zhvilloi një sondazh të shpejtë me votuesit menjëherë pas debatit mes presidentit Joe Biden dhe rivalit të tij republikan, Donald Trump.

Në pyetjen se kush e fitoi debatin, vetëm 33 për qind thanë se Bideni shënoi fitore, ndërsa 67 për qind thanë se debati u fitua nga ish-presidenti Trump, raporton agjencia “Reuters”.

Sa i përket besimit në aftësinë e kandidatëve për ta udhëhequr vendin, 57 për qind e pjesëmarrësve thanë se nuk kanë besim të vërtetë në aftësinë e Bidenit, në krahasim me 44 për qind që e patën këtë bindje për Trumpin.

Margjina e gabimit në sondazh ishte 5,5 për qind.

Gjatë debatit, Bideni disa herë kishte vështirësi në shqiptimin e fjalëve. Në një çast, rivali i tij, Donald Trump, me shpoti pretendoi se nuk e kishte kuptuar Bidenin dhe se mendonte që as vetë presidenti nuk e dinte se ç’kishte thënë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit