-1.9 C
New York
Friday, January 17, 2025

Buy now

Sondazhi me lojë shpërblyese 100 euro që nxori VV-në (52%), flet drejtuesja e kompanisë: “Është sondazhi jonë i parë”

- Advertisement -

Pa hajgare: paskemi mundur t’i fitojmë dikush prej nesh 100 euro – duke e mbushur një sondazh online të dhënë në një portal me lojë shpërblyese.

E po ky sondazh nxori Vetëvendosjen 52% pakëz më herët.

Sondazhi edhe pse me rezultate të publikuara rezulton të jetë ende i hapur.

Qe çka kuptuam…

Sondazhi i tyre i parë ndonjëherë – dhe i kryer thjesht me telefonatave vetë-intervistuese.

Kështu përkthehet ‘kredibiliteti’ i një kompanie me emër “Valicon” që u shpërnda në rrjete sociale këtë ditë të gjashtë të fushatës zgjedhore ku Vetëvendosja nxjerret me 52% të votave.

Tash (mbajeni frymën) në atë sondazh jepen konstatime me konotacione partiake “Vetëvendosja nuk mund të humbasë” që vret qysh në paragraf të parë çdo formulim profesional.

Sondazhi – dhe këtu prap mbajeni frymën – është kryer me ftesa përmes SMS dhe thirrjeve telefonike “me numra të telefonit që gjenerohen rastësisht”.

Entuziastë pushteti e lëshuan për shifër të zbritur nga qielli: bie fjala…Rron Gjinovci: mbase aplikant sondazhi për të fituar 100 euro.

Megjithatë, lënë mënjanë entuziazmat apo hidhërimet e këtij apo atij taborri politik, ja si qëndron puna e kësja kompania – me të cilën kontaktuam përmes telefonit.

Ka një uebfaqe ku s’ka publikime: publikimi i parë është ky sondazh.

Drejtuesja e kësaj kompanie, Ardiana Makolli, na tha që është hera e parë që kanë kryer sondazh zgjedhor – kur ne e pyetëm se a keni traditë të mëhershme të të bërit sondazhe zgjedhore. Dhe, jo…

Nacionale: Në faqe e keni veç një publikim, nuk pamë publike të tjera.

MakolliPër sondazhe, po (hera e parë). Ne kemi kryer sondazhe për ‘media research’.

Nacionale: Pra, nuk keni ndofarë tradite të të bërit sondazhe (për zgjedhje) në vend?

Makolli: Në Kosovë është i pari, prej 2023’ës, e atëherë s’ka pas zgjedhje.

Nacionale: Me sa pamë ne në ARBK, ju e keni vetëm 3 persona staf, për m’e be hulumtime.

Makolli: A muj m’e dit qëllimin?

Nacionaëe: Qëllimi është që ta precizojmë kredibilitetin e sondazhit.

Makolli: Aty i keni krejt informacionet.

Nacionale: Sa persona i keni pas të angazhuar në kryerjen e këtij sondazhi, se një hulumtim i tillë voluminoz, është dashtë me u kry me persona më shumë.

Makolli: Nismi përgjigjet me shkrim

Nacionale: S’mundeni tash në telefon?

Tre punëtorë, tha ajo, “të angazhuar me orar të plotë”.

Sondazhin, për hir të mos-serioziteti, mund ta lexoni KËTU.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit