-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Sondazhi i UBO-s, Hoxha: Ngjarjet në Banjskë ndikuan në këto rezultate të anketës

- Advertisement -

Analisti Ylli Hoxha, ka deklaruar se ngjarjet që ndodhën në Banjskë gjatë këtij viti kanë ndikuar në rezultatet e sondazheve në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet nga UBO Consulting për matjen e opinionit publik.

Sipas tij, lufta e opozitës për ta rrëzuar këtë qeveri duhet të jetë më afatgjate se kaq.

“Shpresat se kanë me rrëzu kaq shpejt duhet të jenë zero, objektivi duhet të jetë më afatgjatë dhe shumë më serioz me punë se sa kemi parë deri tash. Jo shumë befasi, pak a shumë kemi qenë duke e pritur këtë lloj atmosfere.  Banjska, procesi negociator veriu, mendoj është përcaktues i një fryrje të LVV-së në muajt e fundit dhe jo vetëm Banjska si aksion i suksesshëm, më shumë mendoj që në tre muaj, ka pasur një zhvillim që është ripërcaktim marrëdhëniesh midis Kurtit dhe Bashkësisë Ndërkombëtare.  Janë edhe 2 a 3 elemente që do t’i shtoja që do t’i ndihmojnë në këto rezultate të sondazheve por në të njëjtën kohë mund të jenë rrezik në atë se si LVV i lexon këto sondazhe”, tha ai.

“I treti rrezik mendoj që ka të bëjë me sa përkthehet disponimi në votë, duhet të ketë një element euforie në fushat në mënyrë që kjo votë njëmendtë të del. Nëse  nuk ekziston ai moment euforie rrezikon që ky rezultat të zvogëlohet dukshëm sepse jo secili qytetar del e LVV është subjekti me më së paku kapacitet organizativ që e përkthen votën e sondazhit drejtpërdrejt me votë që del në kuti nëse nuk ka momentum. E shoh rritjen e LDK-së dhe jo ka të bëjë me reformën, lidershipin e ri”, shtoi Hoxha.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit