“ABC News”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, “Angi Ricerche”, ka publikuar këtë të hënë në emisionin “Real Story”, sondazhin e dytë për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.
Në sondazhin e dytë janë pyetur mbi 8 mijë e 400 qytetarë dhe gjithashtu janë bërë edhe pyetje shtesë. Në sondazh janë përfshirë Elbasani dhe Fieri.
Lidhur me votën në shkallën kombëtare, nga të anketuarit, 51.7 për qind e tyre kanë deklaruar se do të votojnë Partinë Socialiste.
Ndërsa, 36.8 për qind janë përgjigjur se do të votojnë Partia Demokratike dhe koalicionin e saj për Shqipërinë Madhështore.
Krahasuar me sondazhin e parë të zhvilluar në ABC News, PS ka një rritje me 0.2 për qind, ndërsa PD ka rënie me 0.5 për qind.