13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Sondazhet në Greqi thonë se prinë partia e kryeministrit Mitsotakis në zgjedhjet e sotme

- Advertisement -

Një sondazh fillestar për zgjedhjet në Greqi që janë mbajtur sot sugjeron qe “Demokracia e Re” konservatore e Greqisë do të dalë fituese.

Sipas sondazhit, partia e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis mund të mbërrijë nga 36 deri në 40 për qind të votave.

Ndërsa partia e opozitarit, Alexis Tsipras, është shumë mbrapa me 25-29%.

Nëse asnjë parti nuk mund të formojë një koalicion, atëherë votuesit grekë do të kthehen për të votuar në një raund të dytë në fillim të korrikut.

Ekspertët grekë kanë paralajmëruar se exit pollet mund të rezultojnë të pabesueshme sepse shumë votues refuzuan të zbulonin se cilën parti kishin mbështetur.

Nëse rezultatet konfirmohen, Tsipras mund të kërkojë të krijojë një koalicion me rivalin e qendrës së majtë Pasok, i cili do të fitojë 9.5-12.5% të votave, kjo sipas sondazhit të përbashkët të daljes nga gjashtë agjenci sondazhesh.

Qendra e djathtë e Mitsotakis ka qeverisur Greqinë për katër vitet e fundit, shkruan BBC.

Katër vjet më parë, fitimi i 40% të votave ishte i mjaftueshëm për të siguruar një shumicë në parlamentin 300-vendësh të Greqisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit