Sondazhit të UBO-s që e nxorri mbizotërueshëm në përllogaritje të votës popullore Lëvizjen Vetëvendosje, i ka reaguar zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, i cili madje e quajti edhe “sondazh të porositur…për të arsyetuar formimin e Asociacionit”.
Reagimi i Xhemailit:
Albin Kurti dhe Vetëvendosje erdhën në pushtet duke i dhënë epitetin vetes si ‘qeveri e shpresës’, duke premtu zhvillim, por në fakt sollën vetëm dështim, varfëri e dobësim të shtetit. Sondazhet e porositura si ky i sotëm janë tentim për ta arsyetuar formimin e Asociacionit, sikurse paralajmërimet për luftë.
Mashtruesve i’u ka dalë afati. Kot e keni!