Galatasaray po punon për të përforcuar portën në këtë afat kalimtar dhe një nga emrat që ndodhet në listën e klubit turk është portieri zviceran, Yann Sommer.
Gardiani i Interit është një nga opsionet e vlerësuara nga drejtuesit e klubit, por jo i vetmi.
Sipas raportimeve, Galatasaray po shqyrton disa alternativa për të zëvendësuar eventualisht portierin aktual, por deri më tani nuk është bërë asnjë kontakt zyrtar as me lojtarin, as me klubin italian Inter.
Sommer, i cili ka pasur një sezon solid në Serie A, mbetet një opsion i pëlqyer falë përvojës së tij të gjatë në nivel të lartë, por Galatasaray do të vazhdojë të analizojë të gjitha mundësitë para se të marrë një vendim përfundimtar.
Transferimi i një portieri të ri është një nga prioritetet e klubit turk këtë verë, por procesi mbetet në fazën e vlerësimit dhe planifikimit.