11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

“Soma në Gërmi diskriminon njerëzit në bazë të dukjes”, ankohet qytetarja në TikTok

- Advertisement -

Një vajzë përmes një video në Tik Tok është ankuar për diskriminim nga përgjegjësit e restaurantit “Soma Sloë Food” që ndodhet në Gërmi.

Ajo thotë se ajo vet dhe familja e saj u diskriminuan në bazë të pamjes, përkatësisht asaj që kishin të veshur.

“Jam shku bashkë me familje nuk ka lanë me hi arsyeja u kanë që nuk ka vende të lira, por na sy kemi dhe po e shohim që tavolina plotë sa dush ka pasur, nuk na thanë që është e rezervume, por që ska vende të lira hiç, që është një diferencë shumë e madhe”, dëgjohet duke thënë ajo teksa ofron dëshmi se ka vende të lira.

Menaxheri dhe ajo vajza tek dera ana këqyren poshtë e nalt”, shprehet tutje ajo duke nënvizuar se u paragjykuan në pamje.

Videoja ka shkuar viral tashmë në Tik Tok.

Vajza bën thirrje që të mos shkohet në Soma Flow në Gërmi e as në Soma Book Station në qendër të kryeqytetit.

Videoja ka marrë mbi 900 komente, ka qytetarë që thonë se edhe aty u ka ndodhur e njëjta gjë, një tjetër thotë se veç pse ka veshur trenerka nuk u la të futet brenda, një tjetër thotë shumë mirë që e ke publikuar këtë video të shihet se çka po ndodhë.

Për më tepër, denoncuesja e këtij rasti të diskriminimit thotë se u ka shkruar edhe në Instagram, e që sipas saj e kanë gënjyer duke thënë se kanë një event, por që ajo sërish ka shkuar aty dhe e ka parë që vendi është i zbrazët.

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit