Ole Gunnar Solskjaerit po i humbet gjithnjë e më shumë durimi në Milot Rashicën.
Ylli kosovar është larg pritshmërive të trajnerit norvegjez.
Dhe, legjenda e Manchester Unitedit duket se e ka gjetur zëvendësuesin e futbollistit vushtrrias.

Solskjaer është përcaktuar për Leon Baileyn, të cilin e shëh si pasues ideal të ish-futbollistit të Vitesses, Werder Bremenit, Norwich Cityt dhe Galatasarayt, shkruan mediumi turk “politikam”.
Për futbollistin xhamajkan, të cilin trajneri ua ka kërkuar drejtuesve të klubit nga Stambolli, Aston Villa i kërkon hiç më pak se 28 milionë euro.
Duke e pasur parasysh shumën e lartë, “Shqiponjat” po e shohin mundësinë që ta marrin 27-vjeçarin në formë huazimi.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, Solskjaer e ka informuar bordin e klubit se Rashica nuk po i përmbush pritjet e tij sa i përket ritmit dhe produktivitetit.
Ai ka këmbëngulur për përforcime dhe freskim të ekipit, të cilat i sheh si absolutisht të nevojshme.
Mbetet të shihet se ku mund të transferohet Rashica gjatë kësaj vere, ndërsa është përmendur si opsion rikthimi i tij në Bundesligë.