1.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

“Solli emra të mëdhenj në Kosovë”- ministri Çeku lavdëron Gani Jakupin që ia dha 20 mijë euro

- Advertisement -

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është pyetur për 20 mijë euro që ministria e tij ka ndarë për projektin e Gani Jakupit për organzimin e një festivali.

Çeku ka thënë se sipas informatave që ka Gani Jakupi është tërhequr nga projekti i festivalit pas kontratës që e ka me Ministrinë e Punëve të Jashtme për shërbime profesionale.

”T’ju sqaroj që Ministria e Kulturës përmes thirrjes publike çdo vit mbështet jo vetëm qindra, por edhe mijëra artistë të pavarur që janë pjesë e skenës së pavarur të pavarur. Është punë që bëhet në komisione profesionale, që unë nuk ndërhyjë sepse nuk më takon”, ka thënë Çeku në Pressing të T7.

“Ky projekt është një nga qindra ose mijëra përfitues çdo vit në Ministri të kulturës përmes kësaj skeme që e mbështet aktivitetin kulturor”.

“Gani Jakupi është autor i romanit grafik që është një zhanër shumë i rrallë në vendin tonë, mbase nuk ka të tjerë, dhe e ka një festival që e promovon këtë zhanër që është shumë aktraktiv në vendet e tjera dhe ka një rrjet global të romancierëve grafikë nëse mund të quhen ashtu, ky ka jetuar jashtë në Francë në Spanjë, ku ka vepruar dhe përmes këtij festivali ai sjellë emra të mëdhenj të romanit grafikë në Kosovë”

“Ajo që e di unë përmes një kontrate që ai e ka me MPJ për shërbime profesionale, ai është tërhequr nga festivali. Nuk është më Ganiu në projekt, por njerëz të tjerë”, ka thënë Çeku.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit